Punëtorja e një çerdheje në Fushë-Kosovë dyshohet për koronavirus, shtyhet hapja e saj

Punëtorja e një çerdheje në Fushë-Kosovë dyshohet për koronavirus, shtyhet hapja e saj

Aktuale June 02, 2020 - 11:44

Një punëtore në një çerdhe në Fushë-Kosovë dyshohet se është infektuar me koronavirus, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv.

Për këtë shkak Komuna ka vendosur që të mos e hapë çerdhen edhe për një kohë të pacaktuar, raporton “Zeri.info”.

“Institucioni edukativ, arsimor, parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim. Arsyeja e moshapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtoreje në këtë institucion me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

Në njoftim thuhet po ashtu se në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast, atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e kësaj çerdheje. /Zëri