Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
 Nis peticioni i LVV-së për zgjedhje të reja
Foto: Laura Hasani

Nis peticioni i LVV-së për zgjedhje të reja

Aktuale June 02, 2020 - 11:29

Në të gjitha sheshet e qyteteve të Kosovës nga sot ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, përmes të cilave do të kërkohen zgjedhje të reja.

Peticioni është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po kundërshton vendimin e Kushtetueses, që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re.

Valdrin Ahmeti, nga Vetëvendosja, ka thënë se pas 30 ditëve peticioni do t’u dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shkruan “Zeri.info”.

“Që nga sot në të gjitha sheshet e Kosovës kemi filluar mbledhjen e peticionit edhe fizikisht, ku të gjithë qytetarët që nuk kanë nënshkruar online mund të vijnë të nënshkruajnë. Peticioni do të zgjasë një muaj dhe pastaj do të dalim me numrin e nënshkrimeve që do t’i mbledhim. Peticioni do t’u dorëzohet institucioneve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, si Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Ahmeti.

Në lidhje me raportimet se peticioni online është lehtë i manipulueshëm, Ahmeti e ka mohuar këtë.

“Edhe në të kaluarën kur kemi organizuar peticione na kanë thënë se po manipulohen, por kur i kemi dorëzuar askush nuk i ka kontestuar”, ka thënë Ahmeti. /Zëri