Gashi: Jemi të bindur që nesër do të krijojmë qeveri të re
Foto: Laura Hasani

Gashi: Jemi të bindur që nesër do të krijojmë qeveri të re

Aktuale June 02, 2020 - 11:17

I plotësuar 11:50

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, u shpreh i bindur se nesër do të krijohet qeveria e re.

“Për hir të deputetëve nuk po përdorim numra, sepse është e padinjitetshme. Ne jemi të bindur që i kemi votat e mjaftueshme për të votuar qeverinë, jemi të bindur që nesër krijojmë qeveri”, tha Gashi në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai shtoi se janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partitë e tjera të koalicionit, të cilat tha se do t’i paraqesë i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partitë e koalicionit, ato do të publikohen nga Hoti. LDK-ja është partia më e madhe e koalicionit dhe normalisht që do të jetë faktori kryesor në këtë proces”, tha ai.


Konfirmohet, nesër në orën 11:00 mbahet seanca për votimin e qeverisë së re

Pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit është deklaruar shefi i GP-së i LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, raporton “Zeri.info”.

Ai shtoi se nuk dihet nëse kryeparlamentarja Vjosa Osmani do ta udhëheqë seancën.

“Osmani nuk dihet se a do ta udhëheqë seancën, varet nga ajo”, tha ai. /Zëri