KRU “Prishtina” nis platformën e faturave online

KRU “Prishtina” nis platformën e faturave online

Aktuale June 02, 2020 - 08:49

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me një njoftim në lidhje me platformën e faturës online.

Përmes një njoftimi për medie KRU “Prishtina” ka inkurajuar klientët që të kyçen dhe të regjistrohen në këtë platformë, mirëpo ka kërkuar nga ata që të paraqesin edhe çdo parregullsi që hasin gjatë kryerjes së pagesës përmes platformës online.

“Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe të faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme, numrin referent për atë cikël të faturimit, që ju shërben për pagesë me e-banking etj.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Ne tashmë kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës. Brenda kartelës suaj online mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e-banking shpejt dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe qasjeje mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkretë për hapjen e llogarisë suaj, të cilën e gjeni në www.kru-prishtina.com. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU “Prishtina”.

Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe të faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme, numrin referent për atë cikël të faturimit, që ju shërben për pagesë me e-banking etj. Ju që mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, p.sh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale ose institucioneve mikrofinanciare (si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës nga ana juaj) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi.

Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim.