Pas gati një muaj e gjysmë pas asnjë të infektuar, Podujeva sot shënon pesë raste me COVID-19

Pas gati një muaj e gjysmë pas asnjë të infektuar, Podujeva sot shënon pesë raste me COVID-19

Aktuale June 01, 2020 - 23:05

Janë bërë gati një muaj e gjysmë që komuna e Podujevës nuk kishte regjistruar asnjë rast me të sëmurë me COVID-19.

Mirëpo nga rezultatet e fundit të IKSHPK-së për testet e bëra në 24 orët ë fundit, pesë persona të kësaj komune rezultuan pozitivë, njofton Zeri.info

U.D i kryetarit të kësaj komune, Nexhmi Rudari, ka treguar se katër nga të prekurit me koronavirus janë raste nga një familje e fshatit Dobërdol dhe se burimi i kontaktit të tyre është në person nga komuna e Prishtinës, ndërsa rasti i pestë është një qytetarë i Podujevës i cili kishe ardhur nga Austria.

Rudari ka theksuar se gjendja e këtyre të infektuarve është stabile dhe se shtabi i Emergjencave do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ai ka porositur qytetarët që të bëjnë kujdes edhe pse nga sot ka filluar faza e lehtësimit të masave.

“Keëto raste vijneë pas gati njeë muaj e gjysmeë, qeë nuk kishim asnjeë rast me keëteë virus dhe kur teteë persona teë infektuar u sheëruan. Pavareësisht se nga sot kemi hyreë neë fazeën e treteë teë lehteësimit teë masave, rastet e sotme tregojneë se virusi Covid 19 vazhdon teë jeteë i pranisheëm. Qytetareë teë dashur, beëni kujdes!”, ka shtuar në fund Rudari.