Haziri i gëzuar që nuk doli asnjë gjilanas pozitiv me COVID-19

Haziri i gëzuar që nuk doli asnjë gjilanas pozitiv me COVID-19

Aktuale June 01, 2020 - 22:14

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është gëzuar faktit që nga testimet e bëra sot për COVID-19 nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv nga vendi që ai udhëheq.

Ai ka thënë se po vazhdon monitorimi me 27 raste në 9 shtëpi, të cilat janë ende aktive në këtë komunë, ndërsa të infektuarve u uroi shërim të shpejtë, transmeton Zeri.info

Haziri, përveç virusit, ka përmendur edhe investimet kapitale që po bëhen në qytetin e Gjilanit, e që tha se po realizohen me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Investive Evropiane, Banka Botërore e organizata tjera.

“Rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra, rruga Livoç i Ulët – Kllokot, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për periudhën afatmesme e trajtimi i lumit Morava, janë vetëm disa nga projektet kapitale të konfirmuar nga miqtë e Gjilanit. Ditë të mira po vinë për Gjilanin tonë”, ka shkruar në fund ai.