Pas rritjes së numrit të të infektuarve, IKSHPK porosit qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, IKSHPK porosit qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes

Aktuale June 01, 2020 - 21:28

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, IKSHPK porosit qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka këshilluar qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar nga virusi, pasi që ai ende s’është zhdukur, transmeton Zeri.info

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shtuan edhe 27 të infektuar me sëmundjen COVID-19, ndërsa IKSHPK ka rekomanduar që të vazhdohet me mbajtjen e distancës fizike, me bartjen e maskave, larjen e duarve për 20 deri në 30 sekonda disa herë në ditë.

Kjo pasi, sipas IKSHPK-së, lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektim të rekomandimeve.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sec! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ministrisë së Shëndetësisë! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!”, shkruan në njoftimin e IKSHPK-së.

Në fund, ky institut ka kërkuar nga institucionet për mbajtjen e rendit dhe nga inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.