27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale June 01, 2020 - 20:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar rezultatet e fundit nga testimet e bëra për sëmundjen COVID-19 në Kosovë. Nga këto rezultate bëhet e ditur se janë 27 raste të reja me COVID-19, përcjell Zeri.info

. Rastet pozitive janë raste kontakti: nga komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).