Vetëvendosje kërkon procesverbalin e aktgjykimit të Kushtetueses

Vetëvendosje kërkon procesverbalin e aktgjykimit të Kushtetueses

Aktuale June 01, 2020 - 19:17

 Pas vendimit të Gjykatës Kushtestuese për ta shpallur kushtetues dekretin e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të shohë rrugën sesi ka ardhur deri te vendimi i saj. Nëpërmjet faqes zyrtare nw Facebook, kjo parti ka njoftuar që shefi i grupit parlamentar, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të gjitha dokumentet, përfshirë dhe transkriptën që të shohin vijueshmërinë e procesit që rezultoi më aktgjykim në favor të Thaçit.

“Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Z. Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20”, thuhet në njoftim. Tutje, duke e cilësuar antkushtetues dekretin e Presidentit, kjo parti ka thënë se edhe aktgjykimi i Kushtetueses është vënë në shërbim të Thaçit. “Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përfunon kërkesa.