Pezullohet detyrimi për dezinfektim të kamionëve në kufi

Pezullohet detyrimi për dezinfektim të kamionëve në kufi

Aktuale June 01, 2020 - 16:56

Shumë kamionë sot refuzuan të paguanin tarifën prej 22 eurove për dezinfektim gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, duke shkaktuar kështu radhë kilometrike veturash në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Ky vendim ishte marrë gjatë përballjes së vendit me pandeminë, si masë për luftimin e koronavirusit.

E po sot, ministria e Punëve të Brendshme, e cila edhe e kishte marrë vendimin për dezinfektim të mauneve, përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ka njoftuar se është pezulluar kontrata në fjalë.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Nga ky moment, importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19”, thuhet në njoftim.