Kollçaku: Pasi s’mundën ta shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme, e krijuan atë

Kollçaku: Pasi s’mundën ta shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme, e krijuan atë

Aktuale June 01, 2020 - 16:54

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, rreth emrit të mandatarit, transmeton Zeri.info.

Kollçaku, përmes një postimi në facebook, gjendjen në të cilën gjendet vendi aktualisht, e ka quajtur “të jashtëzakonshme”, por që, sipas saj, meqenëse këtë gjendje s’mundën ta shpallnin, në fund e krijuan. “Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan gjendjen e jashtëzakonshme”, shkroi ajo, për të shtuar: “Vjedhje JO, zgjedhje PO”.

Pas shpalljes së aktgjykimit të plotë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka dërguar në Kuvend kërkesën për seancë për ditën e mërkurë, në ora 11.00, ku pritet të votohet për formimin e qeverisë së re “Hoti”.