Arrestohet shoferi nga Kosova, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Arrestohet shoferi nga Kosova, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Aktuale June 01, 2020 - 10:24

Një shofer nga Kosova është arrestuar dje në Maqedoninë Veriore, teksa po bartte 113 emigrantë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Siç ka njoftuar policia, të dielën, është arrestuar 30-vjeçari me inicialet I.P., pasi në kamionin e tij kishte 113 emigrantë, përcjell “Kossev”-i.

Në kamionin me tabela të Shkupit ishin 110 emigrantë nga Bangladeshi, dy prej Myanmarit dhe një prej Indisë.

Shoferi është arrestuar dhe, siç thuhet, do të ngrihet kallëzim penal kundër tij.