Edhe Gjini porosit prindërit mos t'i dërgojnë nesër fëmijët ne çerdhe

Edhe Gjini porosit prindërit mos t'i dërgojnë nesër fëmijët ne çerdhe

Aktuale June 01, 2020 - 00:05

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se komuna që ai drejton nuk do t’i hapë nesër çerdhet, edhe përkundër vendimit të Qeverisë. 


Kjo pasi, siç u shpreh ai, nuk ka mundësi që çerdhet të bëhen gati për 10 orë. 
“Vendimi i qeverisë i datës 31 maj (e diel) që kopshtet të hapen me datën 1 qershor (e hënë) është nonsens. Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen! Nuk mund të bëhen përgatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielën në ora 22:00”, tha Gjini.


I pari i Gjakovës ka porositur të gjithë prindërit që nesër mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe, pasi që “po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”.
Në këtë vijë janë deklaruar edhe krerët e disa komunave tjera të Kosovës.