Kryetari i komunës së Lipjanit harron distancën sociale

Kryetari i komunës së Lipjanit harron distancën sociale

Aktuale May 31, 2020 - 22:10

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk i përmbahet rregullave për distancim social të rekomanduara nga IKSHPK-ja si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kjo dëshmohet në një fotografi të postuar nga vetë ai në Facebook, ku Ahmeti shihet i rrethuar nga shumë persona në një odë të një miku të tij – e ku distanca sociale është milimetrike. “Në odën e Bacit Haki. Fisnikëria dhe bujaria e Haki Lahut me vëllezër është shembull i mikpritjes shqiptare, të trashëguar brez pas brezi. Odë tradicionale shqiptare e rrallë e këtij lloji në rajonin tonë”, shkroi ai në këtë postim.

Kujtojmë se me gjithë vendimin e Qeverisë për lehtësim të masave kundër koronavirusit, IKSHPK-ja dhe MSH-ja kanë rekomanduar vazhdim të zbatimit të masave mbrojtëse, e një ndër to është edhe distancimi social