Matoshi: Kurti, vendimin për reciprocitet që ia anuloi Haradinajt, tash po e ‘shet’ si të vetin

Matoshi: Kurti, vendimin për reciprocitet që ia anuloi Haradinajt, tash po e ‘shet’ si të vetin

Aktuale May 31, 2020 - 16:20

Qeveria e Kosovës vendosi edhe disa masa shtesë të reciprocitetit tregtar në raport me Serbinë. Në vendimin e mbledhjes së mbrëmshme të qeverisë në detyrë, u tha se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka për obligim të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’, përndryshe asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nga Serbia nëse në certifikatat e tyre nuk figuron Republika e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Por, ish-këshilltari politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një vendim i tillë ishte në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër, por Qeveria Kurti e ka shfuqizuar atë më 1 prill.

“Këtë vendim e ka shfuqizua Albin Kurti më 1 prill, 2020, dhe i njëjti njeri, mbrëmë vonë e ‘shet’ një vendim të tij, kinse si masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti me ‘Njeriun e Ri’ kundër ‘Regjimit të Vjetër’, Hipokrizi dhe populizëm”, shkroi ai. /Zëri

Postimi i plotë: