Thaçi për vendimin për reciprocitet: Kurti po rrezikon atë që kemi arritur me SHBA-në dhe BE-në
Foto:Laura Hasani

Thaçi për vendimin për reciprocitet: Kurti po rrezikon atë që kemi arritur me SHBA-në dhe BE-në

Aktuale May 31, 2020 - 16:06

Preisdenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë kundër vendimit të fundit të Qeverisë në largim për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë.

Thaçi ka thënë se Kurti po vazhdon të bëjë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të Bashkimit Evropian, e që sipas tij kështu po rrezikon të gjithë atë që Kosova ka arritur në dy dekada, transmeton Zeri.info

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada”, ka shkruar Thaçi.

I pari i vendit, ka theksuarse çdo cenim i raporteve me SHBA-të dhe BE-në, rrezikon të ardhmën e Kosovës.

“Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, sot gjatë ditës vendimi për reciprocitet është kundërshtuar edhe nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka kërkuar që këto masa të largohen menjëherë, pasi pengojnë dialogun që pritet të rifillojë së shpejti. /Zëri