Deputeti i LDK-së del kundër Isa Mustafës për anketën e UNDP-së

Deputeti i LDK-së del kundër Isa Mustafës për anketën e UNDP-së

Aktuale May 31, 2020 - 15:39

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka kundërshtuar statistikat e anketës së UNDP-së, ku qytetarët ishin shprehur të kënaqur me punën e Qeverisë.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ishte shprehur se këto statistika janë të pakuptimta sepse sipas tij kjo qeveri ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe si e tillë nuk mund të ketë përkrahje kaq të lartë.

E me këtë rast, deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër vlerësimeve të Mustafës.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se i beson statistikave e jo fjalëve.

“Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta. Unë iu besoj numrave sepse ato bazohen në fakte e realitet. Fjalët të bazuara në perceptime paraqesin vetëm dëshira personale që dikur veniten”, shkroi ai. /Zëri