Për disa orë, mbi 21 mijë nënshkrime në peticionin “Duam Zgjedhje”

Për disa orë, mbi 21 mijë nënshkrime në peticionin “Duam Zgjedhje”

Aktuale May 31, 2020 - 08:21

Lëvizja Vetëvendosjë, po kërkon zgjedhje të reja përmes peticionit i cili ka nisur të nënshkruhet nga e shtuna.

Përmes këtij peticioni, VV-ja po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 28 maj, e cila i dha të drejt presidentit Hashim Thaçi, për të formuar qeverinë e re pas mocionit që rrëzoi Albin Kurtin në muajin mars.

Që nga mbrëmë deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar 21468 qytetarë, raporton Zeri.info.

Në një konferencë për media të shtunën, Vlora Haxhimehmedi, sekretare organizative e VV-së, ka thënë se Gjykata Kushtetuese, i ka hapur rrugë regjimit dhe sipas saj, kjo gjykatë ka zgjedhur anën e gabuar të drejtësisë.

“Për të mbrojtur vlerat tona më të larta demokratike dhe vullnetin e shprehur më 6 tetor, si fillim do të nisim peticion ku do të kerkojmë zgjedhje dhe se vetëm qeveria e dal nga zgjedhjet ka legjitimitet për të udhëhequr qeverinë” ka thënë Haxhimehmedi./Zëri

Image