Sami Lushtaku thotë se do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt

Sami Lushtaku thotë se do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt

Aktuale May 30, 2020 - 22:32

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini thotë se sa ka qenë në krye të komunës ka bërë shumë punë por edhe shumë të tjerë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë.

“Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, tha ai