Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Vetëvendosje nis peticionin për të kërkuar zgjedhje të reja

Vetëvendosje nis peticionin për të kërkuar zgjedhje të reja

Aktuale May 30, 2020 - 17:21

Lëvizja Vetëvendosjë do të kërkojë zgjedhje të reja përmes peticionit, raporton Zëri.info

Vetëvendosje ka bërë të ditur sot se kjo parti do ta kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar zgjedhje të reja përmes peticionit.

Në një konferencë për media, Vlora Haxhimehmedi, sekretare organizative e VV-së, ka thënë se Gjykata Kushtetuese, i ka hapur rrugë regjimit dhe sipas saj, kjo gjykatë ka zgjedhur anën e gabuar të drejtësisë.

"Aktvendimi hap rrugë për regjim ku vota e qytetarit bëhet e parëdësishme, si e tillë kjo gjykatë ka zgjedhur anënë e gabuar të drejtësisë, duke shkelur të drejtat bazë demokratike. Cka mund të prisnim nga një gjykatë ku gjyqtarët e saj janë të dënuar për korrupsion e të kërkuar nga interepoli ose të kapur nga klani ose në këtë rast të gjitha së bashku", ka thënë Haxhimehmedi.

Ajo ka bërë të ditur se nga sot do të nis peticioni online dhe nga e hëna mund të nënshkruhet edhe në gjitha zyret e Vetëvendosjës, përmes së cilës tha se do ta mbrojnë vullnetin e shprehur më 6 tetor, raporton Zeri.info.

“Për të mbrojtur vlerat tona më të larta demokratike dhe vullnetin e shprehur më 6 tetor, si fillim do të nisim peticion ku do të kerkojmë zgjedhje dhe se vetëm qeveria e dal nga zgjedhjet ka legjitimitet për të udhëhequr qeverinë” ka thënë Haxhimehmedi./Zëri