Heldt kërkon të lexohet patjetër raporti i UNDP-së, thotë se statistikat flasin vetë

Heldt kërkon të lexohet patjetër raporti i UNDP-së, thotë se statistikat flasin vetë

Aktuale May 30, 2020 - 14:48

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka ndarë raportin e UNDP-së nga anketa e zhvilluar ku përgjigje kanë dhënë gjithsej 1306 qytetarë.

Ambasadori Heldt ka kërkuar që ky raport të lexohet patjetër duke e cekur që rëndësi më të madhe në raport ka gjendja aktuale, përcjell “Zeri.info”.

“Absolutisht duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale.

Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin”, ka shkruar Heldt.

Në përgjigjet e dhëna rreth punës së politikanëve të vendit nga raporti i programit të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim UNDP, prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.Ndërsa, kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%).

Sipas këtij raporti, anketimi është zhvilluar përmes telefonit si pasojë e situatës pandemike kudo në botë, COVID-19, me gjithsej 1306 anketues.