10 pacientë me COVID-19 në Infektivë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

10 pacientë me COVID-19 në Infektivë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

Aktuale May 30, 2020 - 11:46

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive në QKUK janë të hospitalizuar 17 pacientë, prej të cilëve 10 janë me COVID-19, transmeton Zeri.info.

Hoti ka thënë se nga 10 pacientët e infektuar me COVID-19, prej tyre 7 janë në gjendje stabile ndërsa 3 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive- QKUK, sot më 30/05/2020, janë të hospitalizuar 17 pacientë. Prej tyre, me Covid 19 janë gjithsej 10 pacientë. Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19, 7 janë në gjendje stabile, 3 janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje Hoti ka theksuar se janë në pritje të rezultateve për 5 pacientë tjerë.

“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativë në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka përfunduar ai.