Haradinaj për Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn: Luftëtarë shqiptarë që nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre

Haradinaj për Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn: Luftëtarë shqiptarë që nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre

Aktuale May 30, 2020 - 11:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në 21 vjetorin e rënies së tyre, transmeton Zeri.info.

Haradinaj ka thënë se të dy heronjtë u përjetësuan disa javë para çlirimit të vendit duke dhënë kontribut të çmuar për fitoren e UÇK-së.

“Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi. Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për Atdheun e tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në facebook.