Bislimi për vendimin e Kushtetueses thotë se e përgatitën ekipi i juristëve të presidentit

Bislimi për vendimin e Kushtetueses thotë se e përgatitën ekipi i juristëve të presidentit

Aktuale May 30, 2020 - 11:03

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, vazhdon të reagojë ndaj Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi për mandatarin Avduallah Hoti, transmeton Zeri.info.

Bislimi thotë se ekipi i juristëve të zyrës së presidentit kanë përgatitur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Tutje ai thotë se dokumenti është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit dhe sipas tij menjëherë pas publikimit presidenti mbajti konferencë duke falënderuar Gjykatën Kushtetuese.

“Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit. Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falenderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, përfundoi Bislimi.