Thaçi kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Thaçi kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Aktuale May 30, 2020 - 09:47

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar luftëtarët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në 21 vjetorin e vdekjes së tyre.

Thaçi ka thënë se të dy bashkëluftëtarët e tij dhanë kontribut në forcimin UÇK-së, transmeton Zeri.info.

“Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë. Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj”, ka shkruar Thaçi në facebook.