Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Menytë njëperdorimshe, distanca 1.5 metra, këto janë rregullat në kafene nga 1 qershori

Menytë njëperdorimshe, distanca 1.5 metra, këto janë rregullat në kafene nga 1 qershori

Aktuale May 29, 2020 - 23:31

Nga 1 qershori pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna, transmeton Zeri.info

Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska, të ketë dezinfektues për klientët.

Po ashtu, menytë e ushqimit kërkohet të jenë njëpërdorimëshë, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën, higjienën etj.