Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Studentët nuk duan që nota 9 të mbetet kriterë për bursa në disa fakultete të UP-së

Studentët nuk duan që nota 9 të mbetet kriterë për bursa në disa fakultete të UP-së

Aktuale May 29, 2020 - 21:47

Sot Ministria e Arsimit, ka njoftuar se është hapur konkursi për bursa për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Pas njoftimit, ka reaguar organizata studentore “Reforma”, e cila ka kundërshtuar pjesërisht vendimin, pasi sipas tyre disa fakultete po diskriminohen me kriteret për të fituar bursa, transmeton Zeri.info.

Organiza ka kundërtuar që nota 9 të mbetet kriterë për të fituar bursa për Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

“Organizata studentore “REFORMA” fillimisht e falenderon ministren e MASHTI-t, Znj. Hykmete Bajrami për vendimin e hapjes së konkursit të bursave me gjithpërfshirje për studentët e UP-së ashtu siç kemi kërkuar përmes aktiviteteve dhe protestave tona, ne si organizatë nuk pajtohemi dhe rrjedhimisht e kundërshtojmë një akt të tillë, që kriteri, 9.00 të aplikohet për këto fakultete si në vijim: Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë” thuhet në reagim.

Sipas tyre, këto fakultete kanë një kosto më të kushtueshme dhe kërkojnë përkushtim më të lartë shkencor dhekjo masë është diskriminuese ndaj fakulteteve të lartëpërmendura në krahasim me fakultetet e shkencave sociale.

“Për ne si organizatë është e papranueshme dhe si të tillë do ta kundërshtojmë edhe me protesta, ashtu siç kemi mbrojtur çdo herë interesat e studentëve”, përfundon reagimi i organizatës “Reforma”./Zëri