Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Molliqaj: Paraqitja e djeshme e Kurtit në ballkon të Qeverisë ishte e paramenduar

Molliqaj: Paraqitja e djeshme e Kurtit në ballkon të Qeverisë ishte e paramenduar

Aktuale May 29, 2020 - 09:45

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, paraqitjen nga ballkoni i ndërtesës së Qeverisë të kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetarit të LVV-së, e ka quajtur të “paramenduar”, ndërsa tha se ajo i ngjante një “lideri autoritar”, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Molliqajt, Kurti e ka ditur se kjo paraqitje do të krahasohet me atë të diktatorëve dhe liderëve autoritar “dhe pikërisht për këtë ka zgjedhur që ta bëjë”. “Ai e ka ditur që kjo paraqitje do të krahasohet me paraqitje të diktatorëve e liderëve autoritarë. Pikërisht për këtë arsye ka zgjedhur që ta bëjë, sepse ai edhe me vendime e edhe me simbolika, po e promovon veten si të tillë”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Ish-deputeti i LVV-së, Molliqaj, ka thënë më tej se dallimi mes pushtetit të tanishëm, të cilin ai e quan populist dhe pushtetit të vjetër është se i pari bën veprimet e të vjetrit, veçse tash publikisht. “E kemi thënë edhe më herët: një prej dallimeve në mes pushtetit populist me mendësi totalitare dhe pushtetit të vjetër është fakti që i pari i bën të gjitha veprimet e të vjetrit, veçse tash publikisht dhe pa i mohuar. Punëson militantë partie nëpër borde. Publikisht. Duke e arsyetuar. Ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Prapë publikisht dhe pa e fshehur”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.