Matoshi: AKR-ja është për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një qeverie të re

Matoshi: AKR-ja është për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një qeverie të re

Aktuale May 29, 2020 - 08:48

Fatmir Matoshi, nga partia Aleanca Kosova e Re, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i shpallur sot, duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

Për "Klan Kosovën" ai ka thënë se AKR-ja është për t’i dhënë zgjidhje formimit të një qeverie të re.

“Vendimet e Kushtetuese nuk janë të komentueshme, ato kërkojnë zbatueshmëri nga të gjitha palët.

Ky vendim duhet të pranohet nga të gjithë dhe të gjejë zbatueshmëri.

Qëndrimin e Behgjet Pacollit dhe të AKR-së e dini, ne jemi për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një qeverie të re”.