Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
 Sa të sigurta janë plazhet?

Sa të sigurta janë plazhet?

Aktuale May 29, 2020 - 08:39

Njerëzit po dynden në plazhe me zbutjen e masave kufizuese të vendosura për të luftuar koronavirusin e ri, por qasja mund të jetë e limituar dhe zyrtarët e shëndetit publik bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, përfshirë ruajtjen e distancimit social.
Në të gjithë botën, njerëzit u janë drejtuar plazheve me mbërritjen e verës në hemisferën veriore.


“Pak rreze dielli, pak vitaminë D dhe sistem të forcuar imunitar, për këtë kemi nevojë”, tha Suso Perez, banor në Gran Canarie. 
Dyndja e pushuesve në këto zona ka qenë normale në të shkuarën e afërt, por këtë vit është shumë ndryshe. Me rregullat strikte të vendosura përreth botës, qasja në plazhe do të jetë e kufizuar dhe zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë që të tregohet kujdes i shtuar dhe sigurisht distancimi fizik duhet të jetë kusht i domosdoshëm.

Plazhet në Itali por hapen, por pamja nuk i ngjason asaj tradicionales.

“Jemi të detyruar të bëjmë shumë ndryshime në mënyrë që të hapim aktivitetin. Dezinfektojmë kabinat e plazhit, restorantet si dhe kioskat këtu në plazh”, tregon Massimo Zardetto, pronar resorti.

Çadrat do të jenë shumë larg njëra-tjetrës. Përpara kishte fusha tenisi dhe volejbolli dhe pub-e për të festuar deri në agim. Asnjë prej tyre nuk do të ekzistojnë këtë vit në këtë resort në Itali. Ndryshime drastike edhe në plazhet e famshme të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. S’do të ketë qëndrim në rërë, pasi plazhi është kufizuar vetëm për not dhe sërf. Madje në disa zona të Amerikës mund të ndalohet zhvillimi i piknikëve dhe plazhi. Gjithashtu shitësit ambulantë nuk do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre këtë sezon./A2