Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Zyrtarët e LDK-së i gëzohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Zyrtarët e LDK-së i gëzohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale May 29, 2020 - 00:03

Gjykata Kushtetuese gjatë mbrëmjes së sotme ka bërë publik vendimin rreth çështjes së mandatarit të ri për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë kështu të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti, shkruan Zeri.info.

Pas këtij vendimi nuk munguan reagimet nga zyrtarët e LDK-së.

Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri, pas publikimit të vendimit, është shprehur e lumtur duke shkruar një status të shkurtër: “Na prift e mbara”.

Tutje edhe Florian Dushi i po të njëjtës parti, i cili është zëvendësministër në detyrë në Qeverinë “Kurti”, ka thënë se ky vendim është vendim i demokracisë.

“Triumfi i legalitetit dhe i demokracisë”, shkroi ai.

Abran Abrashi është deputeti tjetër i kësaj partie që iu gëzua këtij vendimi

Ai në një postim në Facebook shkroi thjeshtë: “Vazhdojmë”.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, u shpreh se pas marrjes së vendimit palët e dinë si duhet të veprohet.

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashme te gjitha palët e dine si duhet te veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, shkroi ai. Zeri