Lladrovci ironizon me LVV-në: Folja “mund” kurrë nuk është “duhet”

Lladrovci ironizon me LVV-në: Folja “mund” kurrë nuk është “duhet”

Aktuale May 28, 2020 - 23:26

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ironizuar me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, kur këta të fundit shpjegonin kuptimin e foljeve “mund” dhe “duhet” nga gjuha angleze në shqipe.

“‘Mund’ është mund, kurrë ‘mund’ nuk është ‘duhet’”, thotë Lladrovci në postimin e tij në “Facebook”.

Ai ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, para së gjithash, duhet të kuptohet se fituesi ka përgjegjësi dhe se Kosova dhe institucionet nuk mund të bllokohen nga fituesi relativ.

“Vendimi mund të diskutohet, por duhet të zbatohet”, thekson i pari i Drenasit.

Poashtu, Lladrovci citoi veten e tij kur kishte thënë: “nenet e ligjeve mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo!”.