Çeku i LVV-së: Kushtetuesja në mënyrë arbitrare vendosi afate të cilat nuk ekzistojnë në Kushtetutë

Çeku i LVV-së: Kushtetuesja në mënyrë arbitrare vendosi afate të cilat nuk ekzistojnë në Kushtetutë

Aktuale May 28, 2020 - 23:19

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila favorizoi dekretin e presidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur këtë vendim skandaloz.

Sipas tij, ky vendim e tejkalon tekstin dhe frymën e Kushtetutës në tërësi.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë interpretim të dispozitave kushtetuese, por ka krijuar dispozita të reja lidhur me afatet dhe kompetencat e Presidentit. Objekt shqyrtimi ka qenë Dekreti i presidentit dhe jo konsultimet e presidentit me partitë politike, të cilat nuk parashihen dhe nuk kanë qenë kurrë praktikë kushtetuese pas mocioneve të mosbesimit në të kaluarën”, ka thënë Çeku në një postim në Facebook.

Ai thekson se Gjykata Kushtetuese “në mënyrë arbitrare ka vendosur afate të cilat nuk ekzistojnë në Kushtetutë”.

“Gjykata nuk është Kuvend. Republika nuk është Hashim. Zgjedhjet nuk kanë alternative”, tha Çeku.