Thaçi publikon pamje, që thotë se janë të laboratorit të drogës të “Grupit të Kurtit”
Foto: Laura Hasani

Thaçi publikon pamje, që thotë se janë të laboratorit të drogës të “Grupit të Kurtit”

Aktuale May 28, 2020 - 15:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në “Facebook” ka shpërndarë një video, ku krahas saj ka thënë se kjo video dëshmon inkriminimet e, siç e quan ai, “Grupit të Kurtit” dhe familjes politike të ministres së Drejtësisë në një biznes të drogës.

Ai ka thënë se këto pamje dëshmojnë përfshirjen e këtij grupi në punën e një laboratori të drogës në Prishtinë, transmeton “Zeri.info”.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të grupit ‘Kurti’ dhe familjes politike të ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçla, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, shkroi ai. /Zëri