Ambasada amerikane dhuron 29 laptopë për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Ambasada amerikane dhuron 29 laptopë për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Aktuale May 27, 2020 - 15:59

Ndihmë për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ka ofruar ambasada amerikane në Prishtinë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranuar donacion prej 29 laptopësh nga kjo ambasadë.

Këto pajisje do të jenë në shërbim të këtij institucioni në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Në njoftimin prej zyrës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet se ceremonia e nënshkrimit të këtij donacioni është zhvilluar ndërmjet Lumezit dhe përfaqësueseve të ambasadës amerikane në Prishtinë të kryesuar nga Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Shawn Waddoups, i cili ka deklaruar se ky donacion ka për synim që të rrisë kapacitet e punës së prokurorëve dhe mbrojtësve të viktimave. Këta laptopë do të shpërndahen në prokuroritë rajonale për t’u përdorur nga prokurorët në detyra përkatëse si dhe për ndihmësit e viktimave.

Po ashtu, parashihet që disa laptopë të shpërndahen edhe për prokurorët e Prokurorisë Speciale, Prokurorisë së Apelit dhe për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.