Osmani: Të drejtat e pacientëve duhet të jenë prioritet i përhershëm

Osmani: Të drejtat e pacientëve duhet të jenë prioritet i përhershëm

Aktuale May 27, 2020 - 15:03

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim drejtuesit e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, takim në të cilin është diskutuar rreth angazhimit të kësaj shoqate në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, përcjell “Zeri.info”.

Osmani, duke iu drejtuar opinionit të gjerë dhe drejtuesve, ka thënë se të drejtat e pacientëve janë themelore dhe që duhet të jenë prioritet jo vetëm në situata siç është gjendja e tanishme me sëmundjen COVID-19.

“Është me rëndësi të avancohet çështja e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, posaçërisht kur është në pyetje privatësia”, ka thënë kryetarja Osmani.

Ajo i ka njoftuar drejtuesit e PRAK-ut me nismat legjislative për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe ka theksuar se shëndetësia do të jetë prioritet edhe pas periudhës së pandemisë.

Ndërkaq, PRAK-u ka kërkuar përfshirjen në grupe punuese për nismat legjislative për shëndetësinë dhe potencoi nevojën për rritjen e buxhetit për shëndetësinë.