Sulejman Rexhepi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut

Sulejman Rexhepi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut

Aktuale May 27, 2020 - 14:15

Sulejmana Rexhepi nuk është më kryetar i Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut.

Ai është shkarkuar sot me mbi 2/3 e votave të anëtarëve të kësaj bashkësie, njofton “Klan Kosova”.

“Duke u bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Bashkësisë Islame në Maqedoni të Veriut, i mbajtur më 27.05.2020, ne në bazë të neneve 36 dhe 58 dhe Kushtetutës së Bashkësisë Islame, që përbëjnë me shumë se 2/3 e anëtarëve, vendosëm për shkarkimin Sulejman Rexhepit nga pozita e kryetarit”, është thënë në konferencë.

“Deri në përgatitjen për zgjedhjet e reja ushtrues i detyrës caktohet Shaqir Fetahi. Ky vendim hyn në fuqi nga momenti i marrjes së tij”.