Gjuriq: Asnjë rast i ri me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Gjuriq: Asnjë rast i ri me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Aktuale May 27, 2020 - 09:45

Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu njoftoi të martën në mbrëmje drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në raportin e tij të përditshëm për virusin Korona Gjuriqi kujtoi në “Instagram” se që nga fillimi i pandemisë 116 raste të COVID-19 janë regjistruar në zonat me shumicë serbe në Kosovë dhe se 10 njerëz kanë vdekur, raporton “Tanjug”-u.