Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Aktuale May 27, 2020 - 09:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura, të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.