Haradinaj: Qeverisim me LDK-në për aq kohë sa ajo ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë

Haradinaj: Qeverisim me LDK-në për aq kohë sa ajo ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë

Aktuale May 26, 2020 - 23:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për koalicionin e ri mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që synon ta qeverisë vendin.

“Aleanca i bashkohet një qeverie të mandatarit nga LDK’ja, në këtë rast Avdullah Hotit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Sipas Haradinajt, AAK’ja do të qëndronte në qeveri “për aq kohë sa LDK’ja ka vullnet ta mbajë përgjegjësinë”.

“Do të jemi serioz në punë. Vendi ka nevojë për kujdes të menjëhershëm në ekonomi”, është shprehur ai.

Haradinaj ka vlerësuar se ekonomia nuk është në gjendje të rëndë vetëm për shkak të pandemisë.

“Nuk ia ka shkaktuar këtë pasojë vetëm pandemia, por edhe menaxhimi, qasja e gabuar e kësaj qeverie”, ka thënë ai.