Infektuar: 4307
Shëruar: 2095
Vdekur: 94
Kurti: Grenell, vaksinë në dialogun Kosovë-Serbi

Kurti: Grenell, vaksinë në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale May 26, 2020 - 23:00

Gjatë intervistës për "A-Show" në Syri TV kryeministri në detyrë i Kosovës foli edhe për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq shumë të përfolura kohët e fundit në Prishtinë dhe Tiranë.

Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi, raporton Syri.net.

"Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës", tha Kurti.

Sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:

"Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nukj mund ta bëj. Mund ti jap SHBA çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell".