Imri Ahmeti i shpreh ngushëllime familjes se 25-vjeçarit që vdiq nga leukemia

Imri Ahmeti i shpreh ngushëllime familjes se 25-vjeçarit që vdiq nga leukemia

Aktuale May 26, 2020 - 21:30

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ngushëlluar familjen e Sejdi Smajlit i cili ka vdekur sot pas përballjes me sëmundjen e leukemisë.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar po ashtu për mobilizimin e qytetarëve të Lipjanit të cilët i dolën në ndihmë familjes së Sejdiut me qëllim shërimin e tij, përcjell “Zëri.info”.

Postimi i plotë:

E nderuar familje Smajli,

Të nderuar qytetarë,

Ishim bashkë me ju gjatë kohës ku pothuajse të gjithë u solidarizuam për ta ndihmuar Sejdiun, por edhe sot jemi së bashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me ju me rastin ndarjes nga jeta të Sejdiut, që na preku të gjithë.

Lipjani humbi një të ri, por lipjanasit u treguan solidar e të gatshëm për të ndihmuar, andaj faleminderit të gjithve!

Më lejoni që në emer tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj.

E nderuara familje Smajli, në këto momente dhembje dhe mërzie gjeni forcen dhe durimin,të përballoni këtë fat të merzisë.

IA