Nëntë raste të reja me COVID-19, shërohen tre persona

Nëntë raste të reja me COVID-19, shërohen tre persona

Aktuale May 26, 2020 - 20:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar rezultatet nga 220 mostrat e testuara sot për sëmundjen COVID-10.

Sipas këtyre rezultateve për këto 24 orë nëntë persona kanë dalë pozitivë me COVID-19, ndërsa tre janë shëruar plotësisht, përcjell “Zeri.info”.

IKSHPK-ja bën të ditur se këto raste të reja janë raste kontakti, 8 nga komuna e Vushtrrisë dhe 1 rast nga Gjilani.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, thuhet në njoftim./Zëri