Istogu, drejt fundit të betejës me COVID-19

Istogu, drejt fundit të betejës me COVID-19

Aktuale May 26, 2020 - 20:17

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, ka bërë të ditur se në këtë qytet tashmë nuk është asnjë rast aktiv me sëmundjen COVID-19.

Ai përmes një postimi në “Facebook” shpreson se nuk do të lajmërohen raste të reja ditët në vijim në mënyrë që kjo komunë të shpallë fitoren me pandeminë, përcjell “Zeri.info”.

“Istogu ZERO covid-19. Të shpresojmë që nuk do kemi raste të reja”, ka shkruar Osmanaj.

Dje Osmanaj njoftoi për rastin e fundit që kishte dalë negativ në testin e parë për COVID-19.

Në anën tjetër, tashmë jemi në pritje të rezultateve të 24 orëve të fundit të cilat pritet t'i bëjë publike Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). /Zëri