Hoti në video-konferencë me përfaqësuesit e FMN-së, flet për idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend

Hoti në video-konferencë me përfaqësuesit e FMN-së, flet për idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend

Aktuale May 26, 2020 - 19:18

I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një video-konferencë me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe efektet e pandemisë Covid-19 në ekonomi, transmeton Zeri.info.

Hoti në këtë video-konferencë ka folur për idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë ndërsa përfaqësuesit e FMN-së kanë sqaruar mbështetjen që FMN-ja do t'i ofrojë Kosovës.

“Hoti sqaroi për ta idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë pas tronditjes ekonomike të krijuar nga pandemia, ndërsa përfaqësuesit e FMN-së sqaruan mënyrat e mbështetjes që FMN-ja do ta ofrojë për Kosovën përfshirë edhe gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Po ashtu të dy ranë dakord se duhet mbështetje e gjerë për të rimëkëmbur ekonominë si dhe ruajtjen e stabilitetit makro-financiar.

“Të dy Z. Hoti dhe Z. Di Bella ranë dakord se politikat për të rimëkëmbur ekonominë duhet të kenë një mbështetje të gjerë, të jenë të synuara mirë dhe të jenë konsistente në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar. Ata më tej ranë dakord për nevojën për të kufizuar rreziqet fiskale”, është thënë më tej në njoftim.