Japonia e ndihmon Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Japonia e ndihmon Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Aktuale May 26, 2020 - 19:09

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Prishtinë, Mitsunori Ogasawara, ku u tha se Japonia do ta ndihmojë Kosovën me mbi 700 mijë dollarë për të luftuar pandeminë.

“Për këtë qëllim, Japonia ka ndarë 718.200 dollarë për popullin e Kosovës përmes UNICEF-it”, tha Ogasawara.

Vitia ka njoftuar Ogasawarën se menaxhimi me pandeminë si dhe kontributi ndërkombëtar krahas organizimit të institucioneve të Kosovës ka ndikuar që suksesi në menaxhimin e pandemisë të jetë i prekshëm.

Gjithashtu ministri Vitia ka falënderuar Japoninë për mbështetjen që i ka dhënë sistemit shëndetësor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve, në sigurimin e pajisjeve për institucionet shëndetësore dhe mbështetjen në luftën kundër Covid-19.

Tutjë në këtë takim është folur edhe për përpjekjen e ilaçit kundër Covid-19.

“Aktualisht Japonia po bën çdo përpjekje për të zhvilluar ilaçe kundër Covid-19 dhe ka vendosur të zgjerojë hulumtimet klinike mbi disa lloje të tyre përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, me të cilat terapi do të ndihmohet edhe Kosovën në rast se do të ketë një valë të re eventuale të Covid-19”, citohet të ketë thënë Mitsunori Ogasawara