Avokati i Popullit rekomandon përmbyllje të hetimeve për policët invalidë të UÇK-së
Foto: Laura Hasani / ilustrim

Avokati i Popullit rekomandon përmbyllje të hetimeve për policët invalidë të UÇK-së

Aktuale May 26, 2020 - 16:59

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar raportin lidhur me të drejtat e zyrtarëve policorë që kanë përfituar statusin e “Invalidit të Luftës së UÇK-së”, ku argumentohen shkeljet e të drejtave të këtyre personave në hetim dhe i rekomandon Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, sa më parë të përmbyllin hetimet lidhur me këtë çështje.

Raporti ka të bëjë me mungesën e hetimeve efektive dhe cenimin e dinjitetit të një numri relativisht të madh të zyrtarëve policor nën hetim.

“Raporti vjen si rrjedhim logjik i hetimeve të realizuara bazuar në ankesën e disa zyrtarëve policor ndaj Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit, përkitazi me pretendimet për cenimet e një game të gjerë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutë, me instrumente ndërkombëtare si dhe me ligjet në fuqi. Raporti vlerëson realizimin efektiv të të drejtave të zyrtarëve policor që kanë përfituar statusin e ‘Invalidit të Luftës së UÇK-së’, në raport me përballjen e tyre me një hetim themelor joefektiv, me një qasje diskriminuese, shkelje të nenit 6 të Konventës, me mungesë të mjeteve juridike efektive, i përcjellë në vazhdimësi me shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe cenimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale”, thotë ndër të tjera raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti argumenton shkeljen e të drejtave të këtyre personave në hetim dhe i rekomandon Prokurorisë e Shtetit dhe Inspektoratin Policor të Kosovës që “në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore sa më parë të përmbyllin hetimet lidhur me çështjen e zyrtarëve policorë që trajtoi ky raport në mënyrë që kjo çështje të marrë epilog të qartë, qoftë nëpërmjet ngritjes së aktakuzës dhe parashtrimin e çështjes para gjykatës, qoftë me pushimin e hetimeve”.

Në vijim, gjejeni të plotë raportin e Avokatit të Popullit:

Raport Me Rekomandime Rasti... by GazetaZeri on Scribd