Policët e Kosovës kthehen me nga 8 orë punë,  ky orar nuk vlen për Prizrenin

Policët e Kosovës kthehen me nga 8 orë punë, ky orar nuk vlen për Prizrenin

Aktuale May 26, 2020 - 09:24

Pas rreth dy muajsh me orar të zgjatur 12-orësh, zyrtarët policorë sot i janë kthyer orarit 8-orësh.

Me vendim të Policisë së Kosovës, nga sot, në orën 7:00, është kthyer orari i zakonshëm.

Përjashtim bën vetëm Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Siç konfirmoi dje zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, atje policët do të vazhdojnë të punojnë me orar 12-orësh për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

Orari i punës së policëve në Kosovë ishte zgjatur për shkak të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Ata deri tani kanë punuar plus 4 orë, me orar nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00./ekonomiaonline