Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Osmani: Nuk do t’ua fal kurrë fyerjet çnjerëzore që i bënë ndaj meje

Osmani: Nuk do t’ua fal kurrë fyerjet çnjerëzore që i bënë ndaj meje

Aktuale May 25, 2020 - 22:01

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj.

Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV-në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.

“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK-së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.

Sipas saj fyerjet e tilla janë publike.

“Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo.

“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.

Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK-së për kryeministre.

“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.