Osmani: E njoftova LDK-në se Thaçi nuk ka legjitimitet ta udhëheqë dialogun, nuk u mirëkuptova

Osmani: E njoftova LDK-në se Thaçi nuk ka legjitimitet ta udhëheqë dialogun, nuk u mirëkuptova

Aktuale May 25, 2020 - 21:38

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka legjitimitet ta udhëheq dialogun dhe këtë cështje e ka ngritur edhe brenda partisë së saj, Lidhjes Demokratike të Kosvoës, por sipas Osmanit, nuk u mirëkuptua nga partia e saj.

“Ideja ishte të që t’i njoftonim ndërkombëtarët se Thaçi nuk ka legjitimitet të udhëhiqte dialogun. Kjo gjë nuk u mirëkuptua nga partia ime”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se nuk Thaçit nuk ia lejon kushtetuta ta udhëheq dialogun.

“Kushtetuta nuk ia lejon presidentit të shtetit, të udhëheq dialogun”, ka thënë Osmani. 

Njashtu ajo ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme të cilën e propozoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u pa që nuk ishte e nevojshme dhe se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej të më njoftonte mua sepse ky vendim duhej të kalonte përmes Kuvendit.

“S’po shihet që ishte e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”, është shprehur Osmani.

Ajo gjithashtu tha se do duhej që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duhej ta telefononte Osmanin sepse vendimi i gjendjes së jashtëzakonshme duhej të kalonte përmes Kuvendit.

“Sa i përket deklaratës së Mustafës, unë do doja që ai të më kontaktonte mua, sepse ky vendim merret në Kuvend, e që ta diskutonim paraprakisht”, ka thënë Osmani.

“Ekspertët e sigurisë thoshin se nuk është e nevojshme gjendja e jashtëzakonshme”

Tutje, ajo tregoi pse nuk është deklaruar lidhje me çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri sot.

“Nuk jam deklaruar sepse presidenti nuk e dërgoi dekretin në Kuvend”, shtoi Osmani.